Partizani u ndal në barazim pa gola me Bylisin, por pas ndeshjes trajneri Ilir Daja pati kritika për lojtarët e tij. Tekniku, i cili për shkak të probleme shëndetësore nuk e drejtoi ekipin nga stoli, kishte vërejtje për disa aspekte të lojës dhe për elementë të veçantë në skuadër, që ndoshta mendojnë se e kanë të sigurt formacionin.
Deklarata e Dajës ka gjetur mbështetje edhe në Austri, prej nga shkruan edhe ish-sulmuesin kampion me të kuqtë në vitin 1993, Edmond Dosti. Golashënuesi i Superiore në vitin e titullit të parafundit thekson se fanella e Partizanit është më e rëndësishme se çdo lojtar.
“Kjo bluzë është më e rëndësishme se çdo lojtar mercenar që vjen dhe ikën, futbolli do zemrën në fushë dhe jo justifikime. Jam dakord me Dajën, kush nuk jep maksimumin në lojë mund të largohet kushdo lojtar qoftë. Ka lojtarë nga akademia që japin zemrën në fushë për Partizanin. Partizani është më shumë se një individ”, shkruan Dosti.
ÇFARË THA DAJA – “Askush nuk e ka vendin të sigurt në formacion. Më mirë të luajë një lojtar i ri, se sa një lojtar që ndoshta emrin ka dhe në fushë nuk jep asgjë. Ajo që na shqetëson, pa e hequr përgjegjësinë, lojtarët nuk përplasen fare.
Shikoja lojtarët e Bylisit – brenda rregullores këtë herë sepse herë të tjera dalin nga rregullorja – të cilët kërkonin që t’i fitonin dyluftimet. Ndërsa ne kemi disa lojtarë, që duan të luajnë vetëm kur u shkon topi”, u shpreh Daja në Supersport. /abcnews.al