Juventusi e përjetoi keq barazimin shtëpiak me Atalantën dhe sot nuk u përmbajt aspak në fushën e Parmës. Bardhezinjtë fituan 0-4, falë dygolëshit të Cristiano Ronaldos dhe rrjetave të Dejan Kulusevskit e Alvaro Moratës.
Talenti suedez zhbllokoi takimin në mesin e pjesës së parë, duke ndëshkuar ish-ekipin e tij. Tre minuta më vonë Juventusi gjeti golin e dytë. Asisti i dytë për Alvaro Moratën dhe finalizim me kokë i CR7 pas një kërcimi të bukur.

Ylli portugez gjëti sërish rrugën e rrjetës në minutën e 48-të. Diagonale e saktë dhe topi në rrjetë, teksa ky ishte goli i 12-të sezonal në Serie A. Në fund pati festë edhe për Alvaro Moratën, i cili shënoi me kokë, duke vulosur triumfin me “poker”. /abcnews.al
Serie A, java e 13-të
Parma-Juventus 0-4
(Kulusevski 23′, Ronaldo 26′, 48′, Morata 85′)

