Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Juventus kthehet si “Zonjë” / Skuadra bardhezi merr fitoren e dytë radhazi, Parma dorëzohet 2-0

schedule14:48 - 30 Gusht, 2026

schedule 14:48 - 30 Gusht, 2026

Juventus jep një tjetër sinjal se ky sezon do të jetë ndryshe nga ai i shkuari që u mbyll me zhgënjim. “Zonja e Vjetër” siguroi fitoren e dytë radhazi në po aq ndeshje të Serie A, duke kaluar 2-0 Parmën.

Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti ishte dominuese në shtëpinë e saj “Allianz Stadium”. Por kaq nuk mjaftoi, të paktën në pjesën e parë, që u mbyll me rrjeta të paprekura. Meritë për këtë kishte portieri miq, që bëri disa ndërhyrje shpëtimtare për të mbajtur Parmën në lojë.

Gjithsesi, fraksioni i dytë ndryshoi rrjedhën e sfidës. Në këtë rast, merita shkon për Nico Gonzales. I hedhur në fushë si zëvendësues, argjentinasit iu deshën vetëm pesë minuta për të kaluar në epërsi Juventus.

Të kota përpjekjet e Parmës, që do të merrte goditjen fatale vetëm dy minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Koopmeiners shënoi golin e dytë dhe atë që vulosi triumfin e “Zonjës së Vjetër”, e cila bashkë me Milan ka grumbulluar pikë të plota në dy javët e para të Serie A.

Sigurisht, sezoni sapo ka nisur dhe rruga është ende e gjatë, por të paktën për momentin Juventus e ka shfaqur veten mes favoritëve për “Scudetto”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!