Arteta i sinqertë: Nuk po funksionojmë fare. Mëkat, e nisëm me dy trofe

schedule17:24 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 17:24 - 18 Dhjetor, 2020

Aspak kohë për të pushuar, nesër nis në Premier League javë e 14-të e kampionatit dhe Arsenali do të luajë jashtë fushe kundër Everton. Një sfidë e vështirë teksa ekipi i Mikel Artetës ndodhet në krizë rezultatesh.

14 pikë deri tani dhe vendi i 15-të në renditje, ecuri që ka sjellë kritika të shumta ndaj ekipit londinez dhe trajnerit spanjoll. Ky i fundit ka folur rreth situatës së Arsenalit në konferencën për shtypin përpara sfidës ndaj djemve të Carlo Ancelottit.

Është gjithmonë shumë e vështirë të luash në ‘Goodison Park’, kam luajtur aty dhe nuk flas kot. Skuadrat ndodhen në dy situata të ndryshme, por ne jemi përgatitur për fitore, kemi shumë nevojë për një rezultat pozitiv.

Mendoj se është një nga vitet më të vështira në historinë e Arsenalit, për shumë arsye të ndryshme. Klubi është prekur nga ndryshime strukturale, që sigurisht kanë shkaktuar tronditje.

Momentet më të bukura të këtij viti kanë qenë dy trofetë që fituam. Mund të kishte qenë një vit realisht shumë i bukur, por rendimenti i ndeshjeve të fundit në Premier ka vënë në provë serioze atë që kemi ndërtuar me mund gjatë vitit.

Duhet ta pranojmë që gjërat nuk po ecin në drejtimin e duhur. Kemi hasur shumë vështirësi, por nuk dua të justifikohem aspak. E dua atë që bëj dhe ndihem me fat dhe i privilegjuar që përfaqësoj këtë ekip“, deklaron Arteta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!