Pablo Casado, lideri i ri i Partisë Popullore të Spanjës

schedule12:26 - 23 Korrik, 2018

schedule 12:26 - 23 Korrik, 2018

Lideri i ri i Partisë Popullore në Spanjë pas dorëheqjes së Mariano Rajoy, është Pablo Casado. 37-vjeçari ka premtuar betejë të ashpër për disa nga temat më të rëndësishme në vend, nga kriza katalanase e deri tek ligji për eutanazinë.

Është Pablo Casado, 37-vjeç, lideri i ri i të djathtës spanjolle. Ai u zgjodh nga presidenca e Partisë Popullore me 57.2% të votave të tre mijë delegatëve në Kongresin e jashtëzakonshëm të mbledhur për të zgjedhur pasardhësin e Mariano Rajoy. Ky i fundit braktisi politikën pasi qeveria e tij u shkarkua nga parlamenti i vendit, duke i lënë vendit socialistit, Pedro Sánchez.

Casado, i cili vitet e fundit ka pasur rolin e zëvendës sekretarit dhe zëdhënësit të Partisë Popullore, mundi Soraia Sáenz de Santamaria, e cila për shtatë vjet ka qenë zëvendëskryeministre në qeverinë e Rajoy. Zgjedhja e Kasados përfaqëson një kthesë të qartë në të djathtë të grupimit konservator spanjoll.

Lideri i ri, shumë kritik me Santamaría për menaxhimin, sipas tij shumë të butë, të krizës katalanase, ka premtuar betejë të ashpër dhe për tema shumë  të rëndësishme për të djathtën spanjolle. Ai është kundër martesës mes homoseksualëve, dëshiron rikthimin e ligjit për abortin, dhe është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të ndaluar ligjërimin e eutanazisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!