Fitore jo pa vështirësi por Bayern Munchen ia del të mposhtë Wolfsburg në Bavari. Kampionët iu dalën dygolëshit të Robert Lewandowskit, përmbysën avantazhin e miqve dhe morën tre pikët e radhës në Bundesligë.
Der 12. #BLSpieltag ist beendet! So liefen die Spiele am Mittwochabend. ?#FCBWOB | #TSGRBL | #KOEB04 | #DSCFCA | #Bundesliga pic.twitter.com/Axq3qppepT
— BUNDESLIGA (@Bundesliga_DE) December 16, 2020
Maximilian Philipp kaloi “Ujqit” në avantazh në minutën e pestë, por bomberi polak dërgoi dy herë topin në rrjetë në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e fraksionit të dytë të ndeshjes, duke i dhuruar fitoren Bayernit.
15 gola numëron Lewandowski në kampionat këtë sezon, teksa ekipi i Hans Dieter Flick renditet në vend të dytë me 27 pikë, një më pak se kryesuesit e Bayer Leverkusen. 27 pikë numëron edhe Leipzig, që mori një fitore të rëndësishme 0-1 në fushën e Hoffenheim.
Yussuf Poulsen gjeti golin pas një ore lojë, duke i dhuruar suksesin skuadrës së Julian Nagelsmann në një fushë të vështirë. Bayer Leverkusen nuk u përmbajt në fushën e Koln, kundërshtar që e mposhti me rezultatin 0-4.
“Aspirinat” shënuan nga dy gola për pjesë dhe e shohin veten në vend të parë të Bundesligës gjermane. Sfida tjetër mes Arminia Bielefed dhe Augsburg, përfundoi 0-1 për ekipin udhëtues.
Në orën 18:30 u luajt edhe sfida Schalke 04-Freiburg. Miqtë fituan 0-2 falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë, teksa Schalke 04 ndodhet në krizë totale, nuk ka fituar akoma këtë sezon dhe renditet në vend të fundit në kampionat. /abcnews.al