Në 24 orët e fundit, policia ka gjobitur 254 qytetarë që janë kapur duke lëvizur pa maskë. Nga kontrollet e kryera, janë gjobitur me 3.000 lekë secili, 254 qytetarë që janë kapur duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Po ashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.
Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, ata janë ndëshkuar me 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. s.b/abcnews.al/