Rehabilitimi i tregut në rrugën “Mine Peza” në Tiranë

schedule18:22 - 27 Tetor, 2017

schedule 18:22 - 27 Tetor, 2017

Brenda vitit, në çdo lagje të Tiranës do të ketë një treg publik për tregtimin e frutave dhe perimeve. Me këtë iniciativë, bashkia synon t’i japë fund fenomenit të shitjes në rrugë.
Brenda vitit të ardhshëm, Bashkia e Tiranës synon ti japë fund tregtimit të produkteve ushqimore në rrugë.
Për këtë ka nisur projektin e ndërtimit të tregjeve të reja në çdo njesi administrative.
Puna ka nisur në rrugën “Mine Peza”.
“Ky është tregu ynë i tretë. Në shumë pak kohë mbaruam tregun në Njësinë 2, pas Pazarit të Ri, filluam tregun në njësinë 5, do të vijojmë me tregun në Njësinë 8. Deri në fund të vitit tjetër, do kemi përfunduar të 24 njësitë me tregje moderne, për t’u ndarë njëherë e mirë nga eksperienca 100 vjeçare e shitjes në rrugët e Tiranës. Kjo është një betejë që ende s’e kemi fituar, por jam i vendosur që ta fitojmë”
Kryebashkiaku gjithshtu i kërkoi qyetarëve të mos stimulojnë tregtimin në rrugë duke blerë produkte jashtë kushteve higjeno sanitare.
“Kjo zgjidhet me dy hapa: së pari, bashkia duhet të bëjë detyrën e vet, të modernizojë tregjet, të jenë me higjienë, të mbuluara si në shi edhe në diell, të ndriçohen etj. Së dyti, qytetarët duhet të bashkëpunojnë duke refuzuar të blejnë në tokë, në trotuar, buzë kanaleve. Është mëkat që sot kemi tregje dhe ndërkohë vazhdojmë betejën me këtë fenomen”
“Kur shitet kudo në rrugë, qyteti pëson një ndotje të jashtëzakonshme, kudo hidhen arka, mbulohet çdo lapidar, çdo rampë për personat me aftësi të kufizuar. Kjo nuk mund të vazhdojë, ndaj edhe për të liruar qytetin, edhe për ta pasur më kollaj pastrimin, duke qenë zona të qendërzuara, do fokusohemi tek tregu”, tha krybashkiaku Veliaj.
Ky treg, filmimet e të cilit iu shpërndanë medias nga zyra e shtypit e bashkisë, do ti nënshtrohet rehabilitimit total. Ka një sipërfaqe rreth 400 m2 dhe mund të sistemohen 51 tavolina.

https://www.youtube.com/watch?v=9Lyjjp0kqvQ