Tottenham nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Crystal Palace. Harry Kane kaloi Spurs në avantazh në pjesën e parë, por Jeffrey Schlupp evitoi disfatën e vendasve me golin e realizuar 9 minuta përpara fundit.
Jose Mourinho priste fitoren për të vijuar të jetë në krye të Premier League, por për fatin e tij të mirë u frenua edhe Liverpool. “Special One” analizoi takimin, duke pranuar se nuk është i kënaqur me pikën e marrë.
“Kam një eksperiencë të madhe në futboll dhe ndodh që të bësh paraqitje të tilla si sot. Ndeshjen e sotme mund ta shohim në dy këndvështrime: nëse merremi me pjesën e parë i bie të kemi humbur dy pikë.
Nëse shikojmë vetëm fraksionin e dytë të ndeshjes, i bie që fituam një pikë. Nuk jam i kënaqur me rezultatin, është e qartë kjo gjë. Tottenham luan për të fituar çdo ndeshje, por edhe kundërshtarët luajnë futboll.
Crystal Palace ka meritat e veta. Bale jashtë? Gareth është i sëmurë, nuk është prekur nga Covid-19“, deklaron trajneri portugez i ekipit londinez. /abcnews.al

