Profesori amerikan: Çfarë duhet të bëni për t’i shpëtuar Covid-19 gjatë Krishtlindjeve

schedule16:34 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 16:34 - 11 Dhjetor, 2020

Erin Bromage, profesor biologjie në UMass Dartmouth, i ka këshilluar amerikanët që të mos mblidhen në grupe të mëdha për Krishtlindje, edhe pse kjo lloj këshille nuk u ndoq gjatë Ditës së Falenderimeve.

“Duhet të qëndroni vetëm më rrethin e ngushtë familjar apo me një grup njerëzish me të cilët keni qenë në kontakt për 10 ditët e fundit,” tha ai në një intervistë për CNN.

“Mund të na presë një situatë më e rëndë se ajo e Ditës së Falenderimeve, shumë më e rëndë. Dhe, tani rreziku është akoma më i lartë, tha Bromage.” Mund t’ia keni hedhur gjatë Ditës së Falenderimeve, pasi ndoshta nuk u infektua asnjë prej familjes suaj. Nëse e bëni serish, shanset janë që ta sillni virusin në shtëpi.”

Më tej Bromage shpjegoi se nga virusi nuk mund të na shpëtojë vetëm një barrierë e vetme, sipas tij, maska duhet kombinuar me distancë socialie dhe me ajër të ventiluar mirë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!