I dënuari me vdekje nga Shtetet e Bashkuara, Brandon Bernard, është ekzekutuar në Indiana pasi thirrjet e fundit për zbutje të dënimit u refuzuan nga Gjykata Supreme e këtij shteti.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Bernard është një ndër personat më të ri që është ekzekutuar gjatë 70 viteve të fundit. 40 vjeçari ishte shpallur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1999 . I dënuari i tha familjes së çiftit që e kishte vrarë se i vjen keq para se të ekzekutohej me injeksion vdekjeprurës të enjten.
Qeveria amerikane e ka planifikuar ekzekutimin edhe të katër personave tjerë para përfundimit të presidencës së Trumpit. Nëse të gjitha këto dënime zbatohen, Trumpi do të jetë presidenti që ka qenë në pushtet gjatë numrit më të madh të ekzekutimeve në më shumë se një shekull. Këto ekzekutime do ta çonin në 13 numrin e përgjithshëm të dënimeve me vdekje që janë zbatuar që nga korriku.
Procesi i ekzekutimit u vonua për dy orë pasi avokatët e Bernardit u munduan që në momentet e fundit të bindnin Gjykatën Supreme që ta anulonte vendimin, por një gjë e tillë nuk ndodhi./abcnews.al