Qytetarët në Gjirokastër në protestë: Sandër Lleshaj jep dorëheqjen

schedule18:45 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 18:45 - 9 Dhjetor, 2020

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka sjellë reagime të opinionit publik edhe në Gjirokastër.

Qytetarë të shumtë kanë marshuar rrugëve të qytetit, duke u ndalur tek Institucioni i Prefektit të Qarkut ku edhe kanë ndezur qirinj, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut.

Lexo edhe: “Unë jam Klodiani”, qytetarët protestojnë në Durrës para Drejtorisë së Policisë

“Jemi këtu për të mbrojtur jetën e të gjithë fëmijëve tanë. Po përballen më policinë diktatoriale”, u shpreh një qytetarët.

Ndërsa të tjerët shprehen të tronditur për vrasjen e të riut, po ashtu kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!