Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në ditën ndërkombëtare kundër Korrupsionit.
Në mesazhin e ambasadës thuhet se lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë.
Përmes një postimi në Facebook, ndër të tjera në këtë mesazh shkruhet se SHBA-të janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit.
“9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t’u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre”, shkruan ambasada./abcnews.al
?? | 9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, dhe…
Posted by U.S. Embassy-Tirana on E mërkurë, 9 Dhjetor 2020