Çelsi njoftoi se Mauricio Sarri është trajneri i ri i ekipit të parë. Ai do të zëvendësojë Antonio Konten i shkarkuar vetëm një ditë më parë.
Maurizio Sarri është zyrtarizuar të shtunën si trajner i Chelsea vetëm një ditë pas shkarkimit të Antonio Conte. Ish-tekniku i Napoli lidhi një marrëveshje 3-vjeçare me skuadrën angleze. “Shpresoj të luajmë një futboll argetues për tifozët tanë. Do të luftojmë për trofe deri në fund të sezonit, pasi ky klub e meriton” – tha Sarri për faqen zyrtare të Chelsea. Puna e tij do të nisë të hënë dhe më pas skuadra do të zhvillojë një turne miqësor në Australi. Ndihmësi i Maurizio Sarri do të jetë Gianfranco Zola, i cili e njeh futbollin anglez si futbollist dhe trajner. Sarri mund të marrë në “Stamford Bridge” disa lojtarë nga napolitanët, ku mediat përmendin edhe Elseid Hysajn. I pari është Jorginho, i cili u prezantua pak pas trajnerit. Maurizio Sarri bëhet trajneri i gjashtë italian te Chelsea. /abcnews.al