Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Neziri: Me Kurtin kryeministër, Kosova pati ftohje të marrëdhënieve me SHBA. Kamberi: Partner jo i lehtë për ndërkombëtarët

schedule21:45 - 15 Shtator, 2026

schedule 21:45 - 15 Shtator, 2026

Kolonel Sami Neziri thotë se me Albin Kurtin kryeministër, Kosova pati ftohje të marrëdhënieve me SHBA dhe partnerët evropianë.

Në emisionin “War Report” në ABC News, Neziri u shpreh se edhe pse Kosova ka pasur vonesa në bërjen e institucioneve, nga pikëpamja e sigurisë nuk do ketë ndryshim të NATO-s.

Ndërsa eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Geron Kamberi deklaroi se Kurti ka qenë gjithmonë një partner jo i lehtë për ndërkombëtarët.

Sami Neziri: Ajo që bie në sy është që angazhimi amerikan është ridimensionuar, por nuk është tërhequr. SHBA ka interesa në Ballkanin Perëndimor. KFOR është element kryesor stabiliteti në Kosovë. Shtetet problematike aty, siç është Kosova, Serbia, Bosnja, shtetet e tjera, përfshirë edhe Shqipërinë, raporti është pozitiv, konsiderohet si aleat. KFOR, pavarësisht se ka pasur deklarata, do vazhdojë të jetë. Ky është ridimensionim i politikës amerikane. Është e vërtetë që në politikën e qeverisë së Kosovës, me zotin Kurti pa pasur ftohje të marrëdhënieve me SHBA dhe partnerët evropianë. Kur flet për Kosovën, i referohet zgjedhjeve të përsëritura, vonesës së institucioneve. Nga pikëpamja e sigurisë nuk shoh se do ketë ndryshim të NATO-s apo të SHBA.

Geron Kamberi: Unë besoj, situata politike në Kosovë, është brenda logjikës së asaj kushtetute, që Kosovës ia dhanë ndërkombëtarët. Kosova është duke përjetuar një lloj italianizmi. Qeveria Kurti dhe vetë kryeministri Kurti nuk ka qenë asnjëherë partner i lehtë për ndërkombëtarët. Cënimi i raporteve me SHBA, nuk janë raporte të njëjta, siç kishin me qeveritë e mëparshme, si Thaçi dhe Haradinaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!