Një trup i pajetë gjendet i groposur në Nikël, dyshohet se i përket Eljon Hysës

schedule15:55 - 14 Korrik, 2018

schedule 15:55 - 14 Korrik, 2018

Gjendet i groposur një trup i pajetë në fshatin Shelqet të komunës Nikël në Fushë Krujë. Viktima u konstatua nga banorët e zonës të cilët më pas njoftuan policinë. Dyshohet se trupi i pajetë i përket Eljon Hysës i cili është denoncuar i zhdukur disa ditë më parë.  Ndërkohë që Hysa ishte shpallur në kërkim edhe nga policia, pasi akuzohet për një vrasje në Sarandë, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.  Trupi pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore dhe testeve të  ADN-së për identifikimin e plotë të tij. Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi me iniciale H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet A.T.

Krujë, Informacion paraprak i Policisë

Më datë 14.07.2018,  Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim ( i humbur) .

Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.

Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes.

Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje./abcnews.al