Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zjarr në Nikël, digjen dhjetëra rrënjë ullinj

schedule16:27 - 4 Shtator, 2026

schedule 16:27 - 4 Shtator, 2026

Një zjarr ka përfshirë zonën e Niklës, duke shkaktuar djegien e dhjetëra rrënjëve të ullinjve.

Forcat zjarrfikëse të Krujës dhe Kamzës kanë vijuar dje punën për izolimin e vatrave të zjarrit, ndërsa ndërhyrja është vështirësuar nga terreni në disa prej zonave të prekura.

Sipas banorëve të zonës, zjarrfikësit po hasin vështirësi për të ndërhyrë në disa vatra, për shkak të terrenit të vështirë. Për këtë arsye, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse vijon për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!