Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pacienti i dytë në botë që merr vaksinën e Covid-19 quhet William Shakespeare

schedule09:59 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 09:59 - 8 Dhjetor, 2020

Pacienti i dytë në botë që ka marrë vaksinën e koronavirusit është një 81-vjeçar nga Warwickshire i Britanisë. Përveçse është i dyti që ka marrë vaksinën e virusit që prej muajsh po merr jetë, në media ka tërhequr vëmendjen emri i tij.

Ai quhet William Shakespeare dhe është fotografuar duke marrë vaksinën në Spitalin Universitar Coventry këtë mëngjes. Më herët, mëngjesin e sotëm britanikja Maggie Keenan, 90-vjeçe ishte pacientja e parë që u vaksinua, shkruan The Sun, përcjell abcnews.al.

William dhe Maggie janë mes qindrave grupeve të rriskuar dhe stafit që ndodhet në vijën e parë që do të marrin vaksinën. Ndërkohë Britania është vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin, ndërsa aprovoi vaksinën Pfizer/Biontech pak ditë më parë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!