Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I shpallur në kërkim për abuzim seksual me të mitur, një i arrestuar në Lezhë

schedule14:00 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 14:00 - 7 Dhjetor, 2020

Policia në Lezhë ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për abuzim seksual me të mitur. Njoftohet se në bazë të informacioneve të siguruara në terren, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e  M. P., banues në Lezhë.

Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur 14-18 vjeç “.

Po ashtu, policia në Lezhë ka arrestuar edhe dy persona të tjetër. Në pranga është vënë  R.(K.). L., 34 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin. Ai ka kanosur me thikë fqinjën e tij, për motive të dobëta.

Gjithashtu, është arrestuar edhe 21-vjeçari D. H., banues në Milot, Kurbin, pasi dyshohet të ketë vjedhur targat e mjetit në pronësi të Z. F. Gjatë kontrollit të banesës së të riut,  u gjet dhe u sekuestrua një sasi municion luftarak. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!