Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur javën me një premtim për ata që ngelën në qiell të hapur pas tërmetit të 26 Nëntorit të kaluar. Teksa i ka dhënë çelësat e banesës së re familjes Lana, Rama shprehet se askush nuk do të mbetet vetëm përballë çdo pabesie.
‘Mirëmëngjes me shtëpinë e re të familjes Lana, rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe duke ju siguruar se askush nuk do mbetet vetëm përballë çdo pabesie, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Kryesocialisti është takuar personalisht me familjen Lana për të dorëzuar çelësat e banesës duke parë nga afër bashkë me ta ambientet e saj. Në fund siç e do tradita ka ngritur një dolli me ta, me raki duke i uruar për shtëpinë e re./mv.abcnews.al