Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Barcelonës, ku shumë qytetarë kanë mbetur “gojëhapur”.
Ata kanë parë nga afër me frikë dhe habi një të ri që ka arritur me sukses të ngjitej në një ndërtesë 33-katëshe.
George King u ngjit ditën e djeshme në ndërtesën ikonike “Agbar” pa asnjë pajisje sigurie.
20-vjeçari anglez, që u bë i famshëm për ngjitjet e tij, arriti deri në 144 metra lartësi para se të vendoste të kthehej poshtë. Ndërsa në fund u prit nga policia.
King u shpreh se shpresonte që performanca e tij të ngjallte shpirtin e festës në kohën e Krishtlindjeve, në një vit të rëndë për shkak të situatës të krijuar nga pandemia. l.k/abcnews.al