“Tek t’i shohim jetën e fëmijëve”, Basha: Prioritet mbyllja e plagës së emigracionit

schedule10:49 - 30 Nëntor, 2020

schedule 10:49 - 30 Nëntor, 2020

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me prindër, fëmijët e të cilëve ka emigruar jashtë vendit.

Në bisedën e zhvilluar me kryedemokratin, ata janë shprehur se kushtet e vështira të jetesës i kanë detyruar fëmijët të marrin rrugët e emigracionit. “Tek t’i shohim jetën e fëmijëve”, u shpreh një nga gratë pjesëmarrëse në takim, drejtuar liderit të PD-së.

Ndërsa u njoh me shqetësimet e nënave të cilat ishin pjesë e këtij bashkëbisedimi, Basha tha se mungesa e perspektivës ka bërë që të rinjtë të largohen, ndërsa shtoi se prioriteti i PD është mbyllja e plagës ndaj emigracionit.

“Ju garantoj se do të bëj gjithçka që të përmbush pritshmërinë e prindërve tanë dhe të fusim Shqipërinë në rrugën e shpresës”, deklaroi Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!