I mposhti Vetëvendosje, Mustafa pranon humbjen në Podujevë: Njëri të fitonte

schedule23:56 - 29 Nëntor, 2020

schedule 23:56 - 29 Nëntor, 2020

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka pranuar humbjen e zgjedhjeve në Podujevë, ndërsa ka bërë një premtim për elektoratin e zhgënjyer. “Në zgjedhje fiton vetëm një palë, një kandidat.  Deri tani në Podujevë ka fituar LDK-ja dhe ne u jemi mirënjohës qytetarëve për votën dhe besimin që na kanë dhënë.

U jemi falënderues edhe njerëzve të LDK-së që për dy dekada e kanë drejtuar Komunën e Podujevës, zoti Agim Veliu më së gjati. Sot llapjanët ia dhanë besimin një subjekti tjetër.

Ne e respektojmë vullnetin e tyre por do të punojmë ta rikthejmë besimin në tetorin e ardhshëm” ka thënë Mustafa për Indeksonline. Pas kësaj humbje nuk kanë munguar edhe zërat që kanë kërkuar dorëheqjen e Mustafës. Ndërsa në kampin tjetër ka pasur festë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!