Chelsea-Tottenham është sfida më e fortë e kësaj jave në Premier League. Një derbi londinez dhe një përballje interesante mes Frank Lampard dhe Jose Mourinhos.
Nxënësi kundër mësuesit, raporti i tyre ka qenë gjithmonë fantastik, por në sfidën e fundit mes tyre, tashmë në pozicionet e trajnerëve, nuk mungoi tensioni, por kjo është diçka normale sipas Lampard.
“U largova nga Chelsea në vitin 2014 dhe jeta ime mori drejtime të ndryshme. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të përzemërt me Jose Mourinhon.
Gjithmonë kemi kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin. Sigurisht që raporti ndryshon disi tani që jemi trajnerë të klubeve të mëdha dhe rivale.
Por jo në aspektin negativ, nuk kam asnjë problem me të. Të dy jemi persona shumë konkurrues, duam të paraqitemi sa më mirë“, deklaron Lampard. /abcnews.al