Opozita ka bojkotuar seancën e sotme plenare me pretendimin se ditën e enjte në Kuvend u miratua ligji për Teatrin Kombëtar në shkelje të ligjit pasi deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo nuk ishte i pranishëm ndonëse rezultoi se kishte votuar pro projektligjit për Teatrit Kombëtar.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se sot ishte njohur me kërkesën e opozitës që dërgoi të premten, pasi të shtunë dhe të diel administrata është pushim. Kryetari i Kuvendit deklaroi se do të ketë një investigim për rastin dhe më pas do të dilet me një qëndrim. Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla tha se arsyeja e vërtetë e bojkotit të opozitës është projektligji për gjyqtarët dhe prokurorët.Lidhur me votimin e së enjtes, Balla tha se deputetit Bitri i është vënë karta e një deputeti tjetër në vendin e tij të votimit. /abcnews.al