Ne nje klime te polarizuar, mes tensioneve dhe parrregullesive te shumta ne Serbi jane mbyllur qendrat e votimit ne zgjedhjet parlamentare te kesaj te diele, ku u rregjistrua nje pjesmarrje rekord prej mbi 67% sipas asaj qe raporton Komisioni Qendror I Zgjedhjeve, ndersa te drejten per te votuar e paten mbi 6 milione e 400 mije qytetare si brenda dhe jashte vendit. Ndersa behej gati te mbylleshin 8392 qendrat e votimit, Beogradi u blindua nga Forca te Shumta Rendi dhe Sigurie pasi u paralajmeruan Trazira.
Rivalet Kryesor ne zgjedhjet Parlamentare per 250 vendet e Kuvenidit Serb ishin Aleksandër Vuçiç që garon për postin e kryeministrit nën siglën e partisë së tij përparimtare serbe dhe Lista Studentore, e mbushur më kandidatë studentë, profesorë dhe intelektual.
Lista Studentore është një parti e formuar pas protestave 2 vjecare në vend, si revoltë pas tragjedisë së 1 nentorit 2024 në Novi Sad ku humbën jetën 16 persona, më pas ajo u shndërrua në nëj subjekt që kërkon rrëzimin e Vuçiç nga pushteti dhe luftën ndaj korrupsionit në vend.
Për herë të parë, edhe 8 partitë shqiptare të Luginës (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) garuan në një listë të përbashkët me emrin Koalicioni Shqiptarë dhe më numrin 17 në fletëvotim, me synimin për të marrë më shumë vende në parlamentin serb dhe një zë më të fuqishëm për respektimin e të drejtave të shqiptarëve dhe luftën politike për asimilimin e tyre.
Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë Procesi I numerimit te votimit eshte vonuar ne disa zona pasi ne disa qendra votimi, qytetaret vijuan te votonin edhe pas ores 20 per shkak te parregullesive qe nderprene procesin por edhe per shkak te rradheve te gjata.
Ne zgjedhjet e 15 parlamentare te Serbise qe prej vitit 1990 u rregjistruan nje sere incidentesh duke perfshire sulme ndaj Gazetareve, vezhguesve si dhe persona te maskuar qe kane kercenuar votuesit ne Nish. Zyra e Prokurorit te Pergjithshem ne kete qytet tha se nuk kishte gjetur asnje prove per dick ate tille.
Organizata vezhguese CRTA raportoi edhe per fotografimi te fletës së votimit ne 25% te vendvotimeve te vezhguara.


