“Circle”, goditet grupi që shpërndante heroinë

schedule12:24 - 7 Korrik, 2018

schedule 12:24 - 7 Korrik, 2018

Policia e Vlorës ka goditur një grup kriminal që merreshin me shpërndarjen e drogërave të forta, kryesisht heroinë.

Gjatë operacionit të koduar “Circle”, në pranga ranë tre persona. Ata janë Jetnor Xhelaj, 48 vjeç, Arjan Mejdani, 44 vjeç dhe Reni Hasanaj, 31 vjeç.

Të tre këta persona jetonin në Fier, por shkonin dhe e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në Vlorë, kryesisht pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”.

Në momentin e kapjes atyre iu sekuestruan 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip ”Audi”, me të cilin qarkullonin.

Mbi ta rëndon akuza e “Prodhim, shitja e narkotikëve” si dhe “Falsifikimi i monedhave”./abcnews.al