Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria voton ligjin për median brenda dhjetorit! Kompetencat e presidentit i kufizon vitin tjetër

schedule12:01 - 25 Nëntor, 2020

schedule 12:01 - 25 Nëntor, 2020

Qeveria ka futur për votim brenda dhjetorit ligjin e ri për median që u “rrëzua” nga Komisioni i Venecias. Ndërkohë që në seancën e datës 10 dhjetor pritet të votohet ligji për Policinë e Shtetit që u kthye një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta.

Partia Socialiste nuk ka depozituar ende një Kuvend ligjin e paralajmëruar për të kufizuar kompetencat e presidentit, kështu që shqyrtimi i kësaj çështje pritet të shtyhet për vitin 2021.

Në seancën e ditës së nesërme Kuvendi pritet të votojë Komisionin e Posaçëm Parlamentar për raporton e Dick Martyt, që u miratua sot nga Konferenca e Kryetarëve.

Me leje të posaçme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, duke respektuar protokollet e vendosura nga ekspertët. Kjo seancë plenare do të nisë ne orën 10:00 me një interpelancë urgjente të kryeministrit Edi Rama, kërkuar nga deputeti i opozitës Ralf Gjoni, shkruan abcnews.al.

Po ashtu do të ketë edhe një interpelancë të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thirrur nga një grup deputetësh./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!