18 deputetë të mazhorancës kërkesë Ruçit: Të ngrihet komision për raportin e Dick Martyt

schedule08:40 - 25 Nëntor, 2020

schedule 08:40 - 25 Nëntor, 2020

Roli i politikanëve shqiptarë në hartimin e raportit të Dick Martyt do të jenë tashmë objekt hetimi i një Komisioni të Posaçëm Parlamentar. 18 deputetë të kësaj force politike me në krye Taulant Ballën, i janë drejtuar ditën e sotme Kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për ngritjen e këtij komisioni.

Ata thonë se ky komision duhet të hetojë rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë në ndihmë të ashtuquajturës veprimtarisë kriminale të drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Kërkojmë ngritjen e një Komisioni të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që janë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione politike shqiptare nëpërmjet veprimeve dhe mosvperimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Komisioni i Posaçëm i Kuvendit duhet t’i vihen në dispozicion dokumentacioni i plotë dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’i prezantojë para Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati kohor prej 3 muajsh”, thuhet në kërkesë.

Kësaj kërkese i është përgjigjur pozitivisht Konferenca e Kryetarëve e cila ka aprovuar futjen e saj në rend dite në seancën plenare që do të mbahet nesër në Kuvend.  Në fokus të akuzave të maxhorancës për përfshirje në këtë çështje ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha i cili ka hedhur poshtë këto pretendime.

aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj kupolës së UÇK-së, thuhet se midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 janë kryer krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipëri nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime./mv.abcnews.al