Nisin hetimet për ndotjen e shkaktuar në bredgetin e Kunes në Lezhë. Dyshohet se burim i ndotjes janë ujërat që vijnë nga laguna, të cilat larguan edhe pushuesit nga kjo zonë turistike.
Bregdeti i Kunes në Lezhë u ndot nga ujërat që vinin nga laguna. Pushuesit nisën të largoheshin nga kjo zonë turistike në pikun e sezonit. Situata u bë shkak për të nisur edhe hetimet. Përgjegjësit do të përballen me ligjin.
“Nga verifikimet në terren, atje u pa që është një kanal i hapur në përmasa goxha të mëdha që unë mund të them rreth 10 metër gjerësi dhe 30 metër gjatësi që lidh lagunën me detin”.
Prej disa ditësh, Bashkia Lezhë ka angazhuar punëtore e mjete për pastrimin e zonës së ndotur në Kune-Vain, ndërsa është bllokuar menjëherë kanali që lidh lagunën me detin. /abcnews.al