Aventura e Christian Eriksen tek Interi nuk po shkon ashtu siç e kishte menduar. Fantazisti danez u kërkua me ngulm nga Antonio Conte, por ky i fundit vazhdon ta lërë në pankinë.
Vera e ardhshme sjell Euro 2021, 28-vjeçari kërkon minuta për të qenë në formë për Danimarkën e tij, që mund t’i marrë në një tjetër skuadër dhe kampionat.
Largimi është i paevitueshëm nëse situata nuk ndryshon dhe në skenë për të siguruar shërbimet e tij ka dalë një tjetër klub. TMW raporton se bëhet fjalë për Borussia Dortmund.
Trajneri Favre është gati t’i dhurojë një fanellë titullit tek ekipit i Bundesligës. Drejtuesit e verdhezinjve e duan që në merkaton e janarit dhe së shpejti do të paraqesin ofertën e tyre zyrtare në drejtim të klubit italian. /abcnews.al