Kompania e njohur “Amazon” ka lancuar syzet e saj inteligjente në treg.
Ato quhen “Echo Frames” dhe pas një faze eksperimentimi, tani janë në dispozicion të publikut.
Syzet gjendet momentalisht vetëm në tregun amerikan, ku tashmë mund të rezervohet me dërgesa duke filluar nga 10 dhjetori, në kohë për të përfunduar nën pemën e Krishtlindjes.
“Echo Frames” veprojnë edhe si kufje me bluetooth me të cilat mund të dëgjoni muzikë, bëni thirrje dhe merrni njoftime.
Volumi rregullohet automatikisht në përputhje me nivelin e zhurmës përreth. Të lidhur me një smartphone Android ose iPhone, ato gjithashtu ju lejojnë të flisni me asistentët zanorë të konkurrencës, Google Assistant dhe Siri.
Syzet inteligjente të “Amazon” vijnë me korniza në tre variante, të zeza, blu dhe ngjyrë ari, me një çmim prej rreth 250 euro. l.k/abcnews.al