Bardh Spahia: Të hetohet fshehja e numrit të vdekjeve nga COVID dhe dhënia e informacioneve të rreme

schedule13:30 - 21 Nëntor, 2020

schedule 13:30 - 21 Nëntor, 2020

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia i ka bërë sot thirrje Prokurorisë dhe SPAK-ut të hetojnë fshehjen e numrit të vdekjeve nga Covid-19, pas pretendimeve të selisë blu se shifrat po manipulohen nga qeveria.

“Fshehja e numrit të vdekjeve dhe dhënia e informacioneve të rreme për publikun nga ana e institucioneve shtetërore është kriminale dhe duhet të hetohet”, thuhet në deklaratë.

“Qytetarët presin nga prokuroria të mos heshtë. Heshtja 48-orëshe e Prokurorisë shton dyshimet se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar të vërtetën”, thekson Spahia.

Deklarata e plotë

Që nga dita e enjte, kur kryetari i Partisë Demokratike denoncoi në emisionin Opinion shifrat e vërteta të vdekjeve nga COVID, Prokuroria nuk ka njoftuar asnjë veprim nga ana e saj.

Numri i vdekjeve nga COVID, sipas dokumentacionit që bëri publik z. Basha është shumë më i lartë se ai i bërë publik nga qeveria në komunikatat e përditshme.

Fshehja e numrit të vdekjeve dhe dhënia e informacioneve të rreme për publikun nga ana e institucioneve shtetërore është kriminale dhe duhet të hetohet.

Qytetarët presin nga prokuroria të mos heshtë. Heshtja 48-orëshe e Prokurorisë shton dyshimet se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar të vërtetën.

I bëjmë thirrje edhe një herë Prokurorisë dhe SPAK që të mos rrinë duarkryq dhe të lejojnë zhdukjen e provave, por të nisin urgjentisht hetimin.

Kjo është e vetmja mënyrë që e vërteta të mos fshihet, të bëhet publike për qytetarët dhe përgjegjësit të japin llogari përpara ligjit.

Është e turpshme përpjekja e Edi Ramës për t’ju shmangur përgjegjësisë për dështimin katastrofik me pandeminë, si dhe për t’u fshehur pas punës heroike të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

Partia Demokratike çmon lart punën dhe sakrificat që po bëjnë mjekët dhe infermierët gjatë kësaj pandemie të tmerrshme, dhe dënon përpjekjet e Edi Ramës për të keqpërdorur politikisht kontributin e tyre të jashtëzakonshëm me qëllimin e ulët të fshehjes së të vërtetës për dështimin e tij.

n.d./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!