Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Dënim me gjobë Bardh Spahisë/ GJKKO: 100 mijë lekë gjobë ish-kryebashkiakut për pengim të vendimit të gjykatës

schedule15:15 - 17 Prill, 2026

schedule 15:15 - 17 Prill, 2026

GJKKO vendos deklarimin fajtor të Bardh Spahisë dhe dënimin e tij me 100 mijë lekë gjobë. Prokuroria e Posaccme në konkluzionet përfundimtare që lexoi më herët, kërkoi shpalljen fajtor të deputetit Bardh Spahia dhe dënimin e tij me 700 mijë lekë gjobë.

SPAK gjeti shkelje pasi Spahia nuk zbatoi vendimin e një gjykate për të rikthyer në punë ish drejtorin e Ujësjellësit, të cilin më parë e kishte shkarkuar.

Sipas prokurores Dorina Bejko, gjatë sekuestrimit të të gjithë dokumentacioneve dhe në bazë të dëshmive të marra gjatë procesit gjyqësor, është konkluduar se ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Spahia nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës dhe ka konsumuar veprën penale “pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor”, për shtetasin Mark Molla./ abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!