“Ndoshta Mourinho është mjek”, Pep “thumbon” trajnerin rival

schedule11:54 - 21 Nëntor, 2020

schedule 11:54 - 21 Nëntor, 2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i është kundërpërgjigjur akuzave të Jose Mourinhos për sa i përket çështjes së Raheem Sterling. Portugezi deklaroi se “Qytetarët” i kanë berë presion teknikut të kombëtares angleze, Gareth Southgate, për ta zëvendësuar më shpejt sulmuesin e tyre.

“Mourinho duhet të shkojë te mjeket e kombëtares angleze dhe tek ato të Manchester City. Ai duhet t’i pyesë ata ose mund të flasë vetëm nëse ai është një mjek vetë. Këtë nuk e di.

Unë nuk do të përgjigjem për asgjë që ka lidhje me Josen. Reagova për mjekët, pasi ai na akuzoi për diçka që ne nuk e kemi bërë. Jam gati 50 vjeç dhe jam aq në moshë për ta kuptuar këtë”, deklaron spanjolli.

“Rinovimi? Kur erdha këtu nuk e prisja që do të qëndroja për shtatë vjet. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, pasi gjithçka varet nga rezultatet të them të drejtën. Ne kemi sukses dhe jemi të lumtur, kështu që pse jo?

Nëse nuk do të kemi sukses do të jemi më pak të lumtur dhe do të ketë një ndryshim, është shumë e thjeshtë. Ende më pëlqen ta bëj këtë punë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në këtë periudhë”, përfundon Guardiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!