Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fiksimi Jadon Sancho, Manchester United nuk heq dorë nga talenti anglez

schedule21:52 - 20 Nëntor, 2020

schedule 21:52 - 20 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, vazhdon të jetë objektivi kryesor i Manchester United. Gjatë merkatos së verës emri i anglezit u përfol shumë për një kalim në “Old Trafford”, por marrëveshja nuk u arrit. Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk janë dorëzuar dhe priten të bëjnë dhe një ofertë të fundit për të në merkaton e janarit.

Drejtuesit e Manchesterit kërkojnë të arrijnë një marrëveshje me klubin gjerman që në merkaton e ardhshme, edhe pse transferimi i lojtarit do të bëhet në verë. Arsyeja e vetme është çmimi i tij, i cili mund të rritet deri në fundin e sezonit apo dhe me paraqitjen e Sanchos në kampionatin europian.

20-vjeçari i ka konfirmuar Dortmundit se ndihet mirë me ta, por dëshira e tij është të luajë për United. Kjo kërkesë e tij i ka detyruar drejtuesit e verdhezinjve të ulen dhe të negociojnë me anglezët. Kartoni i sulmuesit pritet të kapë shifrën e 100 milionë eurove, të cilat Manchesteri është i gatshëm t’i paguajë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!