Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se autoritetet shëndetësore kanë fshehur numrin real të viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Kreu i PD ka publikuar të dhënat në emisionin “Opinion”, duke i ballafaquar me ato zyrtare sipas të cilave rezulton se që nga marsi e deri më tani janë 414 raste fatale që janë mbajtur të fshehta.
Sipas të dhënave të publikuara nga Basha, autoritetet kanë publikuar gjithsej për periudhën Mars-Tetor 2020, vetëm 509 raste fatale, ndërsa realisht sipas tij, janë 923 viktima nga COVID-19.
Sipas këtyre të dhënave në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.
Data 9 nëntor, sipas tij rezulton si një nga ditët më tragjike sa i përket fataliteteve ku ministria e shëndetësisë ka raportuar numër të lartë të vdekjeve, 11, ndërsa shifrat në të dhënat e publikuara nga kreu i PD, janë 26 viktima nga COVID-19./mv.abcnews.al
Shifrat e publikuara nga Lulzim Basha