Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Guardiola një hap larg rinovimit, gazetari spanjoll zbulon gjithçka

schedule09:08 - 19 Nëntor, 2020

schedule 09:08 - 19 Nëntor, 2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shumë pranë rinovimit të kontratës. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga gazetari, Lu Martin, i cili theskon se tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit për të diskutuar mes palëve.

Lajmi është mbeshtetur dhe nga “Daily Mail” dhe mesa duket gjithçka po shkon shumë mirë. Kujtojmë që kontrata aktuale e spanjollit përfundon në fundin e këtij sezoni dhe në ditët e fundit ishin shtuar shumë zërat se Guardiola do të largohej nga “Qytetarët”.

Sipas raportimit të gazetarit, marrëveshja e re do të përfundojë në verën e vitit 2022 si dhe në të do të jetë opsioni për të rinovuar dhe për një tjetër sezon. Nëse Pep do t’a respektojë kontratën e re, atëherë ai do të qëndrojë shtatë sezone në krye të Cityt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!