Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Zbulohen eshtra të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës me Serbinë, Makolli: U gjetën në 4 metra thellësi

schedule08:31 - 18 Nëntor, 2020

schedule 08:31 - 18 Nëntor, 2020

Ibrahim Makolli, politikan në Kosovë foli bë “Abc-ja e mëngjesit” për zbulimin e trupave të të zhdukurve në Kishevak.

“Në vitin e 5 të Gërmimeve kemi hasur me eshtra të viktimave që dyshohet se janë shqiptarë të Kosovës. Lokacioni ku janë vendosur është në një lartësi 1200 metra, në një gurore të vjetër.

Në vitin 2014 është zbuluar një varrezë masive me trupat e 50 shqiptarëve dhe dyshojmë se në afërsi të Erashkës dhe Novi Pazar vlerësohet të ketë trupa të tjerë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Deri më tani janë gjetur  rreth 1 mijë trupa të shqiptarëve brenda territorit të Serbisë. Është një sinjal jo i mirë për të gjithë ata popuj që mund të jenë të robëruar, natyrisht është një padrejtësi që i bëhet gjithë luftës dhe përpjekjes për çlirim”, u shpreh ai.



Gjatë intervistës me gazetarin Enkel Demi, Makolli theksoi se sjellja e drejtësisë në Kosovë ka dështuar.

“Pas përfundimit të luftës në Kosovë, mund të them se ka a tonelata që dëshmojnë krimet e Serbëve, edhe drejtësia në atë kohë pothuajse nuk ka ndërmarrë asgjë për trajtimin e krimeve të luftës. Ka pasur një betejë të madhe të një pjese të Bashkësisë Kombëtare kundër luftës dhe kanë gjetur pikën më të dobët që nënkupton sjelljen në bankën e të akuzuarve të ish-luftëtarëve.

Sa i përket aktakuzës, vërehet që pothuajse gjithçka ka të bëjë me hipoteza që nuk mund të vërtetohen, pasi nuk kanë ekzistuar.  Këto akuza janë të fabrikuara. Në të gjitha vendet e botës ku ka pasur konflikte të armatosura, natyrisht që ka pasur konflikte të padëshirueshme, por duhet të themi se njerëzit pas luftës janë ndeshur me kufoma të të afërmve të tyre, natyrisht dhe frustrimi ka qenë i madh. Duhet të kërkohet përgjegjësi ndaj autoritetet që kanë qenë përgjegjëse për sigurinë e Kosovës.

Krimet e kryera në Kosovë janë krimet më makabre që njeh historia e njerëzimit. Para opinionit ndërkombëtar, kjo është duke shërbyer si mekanizëm për të akuzuar njëri-tjetrin brenda nesh, kushdo që i lexon raportet e “Human Right” 1998-1999 krijon një përshtypje se kush ka kryer krime dhe kush ka qenë i angazhuar për luftën në liri. Kjo gjendje e krijuar nuk duhet të shërbejë që ne t’ja drejtojmë gishtin njëri-tjetrit”, tha ai.

Gjithashtu gjatë bisedës i theksoi së nuk ka njohuri për veprimtaritë e liderit të opozitës Lulzim Basha, për të cilin është komentuar kohet e fundit.

“Për veprimtarinë e liderit të opozitës Lulzim Basha, nuk kam njohuri.  Si shumë të tjerë kanë shërbyer në organizata të ndryshme ndërkombëtare, por tashmë 21 vjet as përfundimit të luftës, ne i drejtojmë gishtin njëri-tjetrit për të paraqitur diçka si të re. Kam vërejtje ndaj atyre që kanë qenë pjesë e proceseve , por në asnjë rast nuk do të duhet të akuzojmë njëri-tjetrin kur ne e kemi përballë atë që i ka shkaktuar viktimat”, tha më tej ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!