Komisariati i policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”. Njoftohet se është arrestuar një 31-vjeçar, i kërkuar nga drejtësia italiane, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, u bë e mundur kapja e 31-vjeçarit, E. P., banues në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 30 vite.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. s.b/abcnews.al/