Arrestohen 2 turq në Muriqan, tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta false

schedule09:32 - 1 Korrik, 2018

schedule 09:32 - 1 Korrik, 2018

Dy shtetas turq janë arrestuar nga Policia kufitare e Muriqanit në Shkodër pasi tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta identifikimi të falsifikuara. 36 vjeçari Malik Ejder dhe 34 vjeçari Bayram Çekir u paraqitën pranë kësja pike kufitare me dokumenta rumune.  Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë procesit të rregjistrimit.

Njofitimi i Policisë

Tentojnë të kalojnë në dalje të R. Sh. me dokumenta identifikimi të fallsifikuara, arrestohen nga policia kufitare.

Me datë  30.06.2018 , nga strukturat e D. V. K. M. është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve turk :

Malik Ejder , 36 vjeç, banues në Turqi.

Bayram Çekir, 34 vjeç, banues ne Turqi.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë procesit të rregjistrimit në dalje nga Republika e Shqiperisë në P.K.K Muriqan janë paraqitur me kartë identiteti rumune, të cilat dyshohen të jenë të fallsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkoder, për veprën penale “Fallsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189 Kodit Penal. /abcnews.al