Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

HAPAT/ Si sigurohen bombolat e oksigjenit nga pacientët me Covid-19, të shëruarit i japin me qira

schedule19:42 - 16 Nëntor, 2020

schedule 19:42 - 16 Nëntor, 2020

Një incident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ngritur një shqetësim për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19 që marrin shërbim mjekësor në banesë.

Një 72-vjeçar i cili ishte infektuar prej një jave kishte instaluar një bombol oksigjeni e cila plasi një natë më parë. U desh që pacienti të priste policinë dhe forcat zjarrfikëse, dhe më pas ambulancën për t’u dërguar në spitalin Infektiv ku po mbahet në kujdesin e mjekëve.



Por si sigurohen bombolat e oksigjenit nga pacientët me Covid-19? Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se ato merren në rrugë informale. Kryesisht pacientët i marrin ato nga qytetarë të tjerë që janë shëruar nga koronavirusi dhe vendosin t’i lëshojnë me qira. Një pjesë e tyre mbushen pa autorizim dhe pa protokoll./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!