Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Situatë “lufte” me koronavirusin në spitalet greke, 25 të vdekur brenda ditës: 3 500 të shtruar

schedule10:08 - 16 Nëntor, 2020

schedule 10:08 - 16 Nëntor, 2020

Vala e dytë e koronavirusin e ka goditur konsiderueshëm Greqinë.

Rastet e reja me koronavirus kanë qenë nën 2,000 në 48 orët e fundit, por mediat raportojnë se kjo mund të jetë e lidhur me nivelet e ulëta të bërjes së testeve në fundjavë.

Ndërkohë, kushtet janë bërë të vështira në spitale ku stafi mjekësor dhe pacientët po luftojnë me sëmundjen dhe kohën në të njëjtën kohë.



Numri i shtretërve që ezaurohen në njësitë e kujdesit Intensiv sa vjen e rritet. Numri i viktimave tregon po ashtu situatën e tejmbushur në këto reparte.

Nga mesdita e së shtunës deri dje në mesditë kanë ndërruar jetë 71 persona.

Edhe 25 të tjerë kanë humbur jetën deri të hënën në mëngjes. Dje, siç raportohet, 436 persona u pranuan në spitalet e vendit të infektuar me koronavirus.

Mesatarja e shtrimeve është 450 në ditë. Kurse numri i pacientëve është 3,527, pothuajse dyfishi i numrit të regjistruar nëntë ditë më parë, më 6 nëntor. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!