Rritja e rasteve me koronavirus në Prishtinë, vijon të mbetet shqetësuese për autoritetet të cilët paralajmërojnë qytetarët të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Nënkryetari i Prishtinës Muhedin Nushi ka paralajmëruar rritje të infeksione, ndërsa deklaroi se 40% e të infektuara në nivel vendi është më i lartë krahasuar me vendet e tjera.
Ai theksoi se e vetmja mundësi mbrojtje nga ky virus është ruajtja e distancës fizike dhe mbajtja e maskës.
Gjithashtu ai theksoi se shtabi i përgjithshëm në nivel qeveritar dhe komunal duhet të bëjnë përzgjedhjen e hoteleve ose vendeve të tjera ku mund të krijohen hapësira për të shtruar personat e infektuar, shkruajnë mediat në Kosovë.
“Në shtete të tjera po selektohen edhe hotelet për të shërbyer si spitale të përkohshme. Pse kjo të mos aplikohet edhe në Kosovë. Mendoj se shtabi i përgjithshëm në nivel qeveritar me atë komunal që të bëjë përzgjedhjen e këtyre hoteleve ose vendeve të tjera ku do të mund të strehohem ose të vendosen personat e infektuar.
Çështja më kryesore është që kapacitetet shëndetësore vetëm në QKUK duke përfshirë edhe klinika të tjera si ajo e Pulmologjisë mund të jenë të stërmbushura dhe duhet të gjendet rrugëdalje nga kjo situatë e cila nuk do të jetë e lehtë dhe e shkurtër”, shtoi ai.
/abcnews.al/


