Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

13 viktima dhe 501 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

schedule15:25 - 15 Nëntor, 2020

schedule 15:25 - 15 Nëntor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 13 viktima dhe 501 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1361 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 501 raste pozitive.

Sipas institutit, rastet e viktimave janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!