Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord rastesh me COVID-19, Austria sërish në izolim

schedule11:41 - 15 Nëntor, 2020

schedule 11:41 - 15 Nëntor, 2020

Austria ka vendosur masën e izolimit mbarëkombëtar në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e COVID-19.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, u ka kërkuar austriakëve, që të mos takojnë askënd jashtë shtëpisë së tyre.

Kurz tha që shkollat do të mbyllen dhe studentët do të mësojnë nga shtëpia duke filluar nga dita e martë, kur masat e reja do të hyjnë në fuqi.

Të premten, Austria raportoi një numër rekord prej 9,586 të infektuar me koronavirus.

Kjo shifër ishte nëntë herë më e lartë se në kulmin e valës fillestare më parë këtë vit.

Vendi ka regjistruar më shumë se 191,000 raste, që nga fillimi i pandemisë dhe 1,661 vdekje të lidhura me COVID-19. Deri më 6 dhjetor, sa është paraparë të zgjasin masat e reja, të gjitha dyqanet jo-thelbësore do të duhet të qëndrojnë të mbyllura.

Të gjithë qytetarëve u është komunikuar që puna të realizohet nga shtëpia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!