Austria është vendi i cili ka shënuar fluksin më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri të cilat pothuajse janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se deri në qershor bizneset austriake kanë investuar 122 milionë euro duke u bërë kështu investitori kryesor në Shqipëri.
Investimet austriake janë të përqendruara kryesisht në sektorin financiar dhe energji e rinovueshme.
Më pas në vend të dytë pozicionohet Turqia me 111.6 milionë euro investime në pjesën e parë të këtij viti. Investimet turke përqendrohen kryesisht në sektorë si energjia dhe bankat.
Italia e cila vijon që të ketë një pozicion të qëndrueshëm përgjatë disa viteve. Në periudhën janar- qershor kompanitë italiane kanë investuar 98.7 milionë euro projekte të shtrira në sektorë të ndryshëm, prodhim, shërbime dhe fasoneri.
Më pas renditet Holanda me rreth 89 milionë euro e ndjekur nga Kosova dhe Gjermania
Shtetet e tjera të rajonit mbajnë një peshë shumë minimale në investimet e huaja në Shqipëri duke përfshirë këtu Greqinë , Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Serbinë.
Risi për këtë vit është shtimi i fluksit të investimeve të huaja nga Mbretëria e Bashkuar. Në 6 muaj nga ky vend në Shqipëri janë realizuar projekte me vlerë 56.6 milionë euro
Investimet e huaja tejkaluan nivelin prej 1 miliardë eurosh ne pjesën e parë të vitit 2026. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kjo shifër është shumë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku në 6 muaj investimet e huaja kapën vlerën 759 milionë euro
Ndërkohë, sektorë të tjerë ku janë përqendruar flukset e investimeve të huaja përfshijnë ndërmjetësimin financiar, energjinë, komunikacionit dhe hidrokarburet.

