Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Austria kryeson investimet e huaja në Shqipëri/ Nunaj: Duhet më shumë fokus te industria, mbetet çelësi i zhvillimit

schedule14:25 - 25 Qershor, 2026

schedule 14:25 - 25 Qershor, 2026

TIRANË- Austria është vendi i cili ka shënuar fluksin më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri të cilat pothuajse janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti sipas Bankës së Shqipërisë rezulton se Austria mban vendin e parë me 60 milionë euro flukse të reja investimesh, duke u bërë kështu investitori kryesor në Shqipëri.

Ekspertja për ekonominë Teuta Nunaj në një intervistë në “Money Report” në ABC News, foli për ekonominë, investimet dhe sektorët më të rëndësishëm për t’u mbështetur.



Gjatë intervistës, ekspertja Nunaj tha se vendet e Ballkanit janë në konkurrencë në pasuri të paluajtshme.

“Kemi të bëjmë më shumë me riinvestime, pra aktivitete ekzistuese me një bilanc shumë pozitiv dhe këtë të ardhur e kanë investuar duke zgjeruar aktivitetin e tyre. Çdo shtet ka ato tiparet e veta, apo avantazhet e veta për të përthithur investime. Nëse flasim për Shqipërinë apo Ballkanin Perëndimor, 6 vende, janë në konkurrencë me njëra tjetrën për të përthithur investime të huaja. Në rastin e Shqipërisë do veçoja se ka një rritje në investime të huaja, në pasuri të paluajtshme dhe që nuk sjellin investime të formatit të madh”, u shpreh Nunaj.

Gjithashtu gjatë intervistës ekspertja Nunaj nënvizoi se duhet më shumë vëmendje për industrinë.

“Investimet duhet të mbështeten në sektorë që janë kyç dhe sjellin mirëqenie apo të ardhura më shumë. Kjo do të rriste jo vetëm hapje të vendeve të punës, por edhe shpërndarje më të gjerë dhe rrit edhe ekonominë.  Nëse ndërtohet vetëm në turizëm apo ndërtime, vjen një moment që ‘ngopet’ tregu…Pra duhet parë zhvillime dhe investime të vazhdueshme”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!