Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

765 raste të reja dhe 11 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

schedule15:04 - 14 Nëntor, 2020

schedule 15:04 - 14 Nëntor, 2020

Edhe në 24 orët e fundit në Kosovë situata e pandemisë nuk ka gjetur përmirësim. IKShPK bën të ditur se janë testuar gjithsej 1791 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 765 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2. Viktimat janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 28.616 raste nga 117.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 809 raste të vdekjes.



Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 193 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.055 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.752. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!