28 kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së nuk janë dakord mbi konkluzionet e samitit të Këshillit të Europës. Kryeministri italian, Xhuzepe Konte ka deklaruar se aprovimi i konkluzioneve të përgjithshme varet nga aprovimi i paragrafëve për çështjen e emigracionit. Konte ka shprehur kundërshtimin e tij, pasi Italia kërkon ndarjen e përgjegjësisë së pritjes së emigrantëve në det midis shteteve anëtare. Kjo ka bërë që presidenti Tusk të anulojë konferencën finale për shtyp. Diskutimet janë në vijim. /abcnews.al
Negociatat/ Përplasjet për emigracionin shtyjnë votimin për hapjen e procesit
schedule21:09 - 28 Qershor, 2018
schedule 21:09 - 28 Qershor, 2018
